Halle Berry ka një rregull shumë specifik që e bën të duket përjetësisht në formë.
Halle Berry është 54-vjeç, por qartazi duket sikur sapo ka lënë të 20-at. Çfarë bën ajo që është në formë kaq të shkëlqyer fizike? Përtej gjeneve, stili i jetës. Aktorja, pasi u diagnostikua me diabet në moshën 19-vjeçare, ndryshoi komplet rutinën e saj.
Nuk mund të konsumonte më sheqer apo bukë dhe tani qëndron besnike e dietave të shëndetshme, me perime dhe shumë ujë.
“Dieta ime rrotullohet rreth diabetit, prandaj përpiqem të ha katër vakte të vogla në ditë. Më pëlqen të ndihem e fortë dhe e shëndetshme.”-tregon Berry.
Çfarë ha konkretisht?
Pjatat e saj të preferuara janë shumë të thjeshta. Peshk ton i pjekur në skarë ose pure patatesh me hudhra. “Fillova të ha perime të freskëta dhe shumë të shijshme, mish pule, peshk të freskët dhe makarona. Hoqa mishin e kuq nga dieta dhe frutat, sepse kanë shumë sheqer.”
Duke njohur mirë ndikimet negative të sheqerit, Berry ia ka ndaluar dhe fëmijëve konsumin e tij. Për të sheqeri është “helm” për organizmin dhe lëkurën dhe preferon të përdorë ëmbëlsues të tjerë.
Halle është kaq e vëmendshme me dietën e saj, di gjithçka që merr nëpërmjet ushqimit dhe është shumë e ndërgjegjshme për ushqimet që i bëjnë mirë dhe cilët jo. Përpos kësaj ajo bën shumë, shumë palestër, aspak e habitshme duke parë trupin e një mamaje 54-vjeçare.
“Nuk jam ushtruar kurrë me pesha, vetëm nëse duhet ta bëja për ndonjë film. Mua më pëlqen të vrapoj. Bëj ushtrime brenda peshës time trupore, sepse nuk dua të kem shumë muskuj. Jam diabetike ndaj palestra ka qenë gjithnjë zgjidhje për të mbajtur sëmundjen nën kontroll.”
Burimi: Elle