Aktorja e njohur Halle Berry së fundmi ka folur së fundmi për rolin e saj si Patience Philpis në filmin ‘CatWoman’.
Në një intervistë për ‘Jake’s Takes,Halle tregoi se pas debutimit të saj regjisorial me filmin “Bruised’ dëshiron që të rikthej përsëri “Catwoman” por tashmë jo më si aktore por si regjisore. ‘Do të më pëlqente të drejtoja “Catwoman”. Nëse mund ta kuptoja atë tani, duke ditur edhe që e kam pasur këtë përvojë dhe ta riimagjinoj atë botë ashtu siç e riimagjinova këtë histori. “Bruised” u shkrua për një vajzë 25-vjeçare të bardhë, irlandeze-katolike dhe arrita ta riimagjinoje atë. Do të doja të kthehesha dhe të riimagjinoja “Catwoman”-in dhe ta ripërsërisja atë pse jo”, u shpreh aktorja.’CatWoman’ flet për historinë e një stilisteje Patience Phillips, e cila zbulon se kompania kozmetike për të cilën ajo punon ka një produkt të rrezikshëm që mund të shkaktonte probleme të shumta shëndetësore. Pasi zbulohet dhe vritet nga komplotistët, ajo ringjallet nga macet egjiptiane që i japin asaj aftësi mbinjerëzore si një mace, duke e lejuar atë të bëhet ‘gruaja mace’që të luftonte krimin.