UBT News

“Hakmerret” Putin, planifikon të konfiskojë bizneset e kompanive perëndimore në Rusi

Rusia ka hartuar plane për të sekuestruar asetet e kompanive perëndimore që do të pezullojnë punën ne vend.

“Hakmarrja e Putin” vjen pasi Kremlini po përballet me sanksione nga gjithë vendet e botës, pas pushtimit të Ukrainës.

Ministria e Ekonomisë tha se mund të merrte kontrollin e përkohshëm të bizneseve të cilat po mbyllen në Rusi.

Deri më tani është njoftuar se do të mbyllen firmat e McDonald’s, Coca-Cola dhe Pepsi.

Duke folur me anëtarët e qeverisë së tij të enjten, Vladimir Putin tha se Kremlini mund të gjejë mënyra ligjore për të marrë firmat ndërkombëtare. 

Exit mobile version