UBT News

Hakimi dëshiron të rikthehet te ish-skuadra e tij

Aventura e Achraf Hakimit në Paris-Saint-Germain mund të jetë shumë më e shkurtër se sa mendohet pas transferimit të tij atje nga Interi.

Numri dy i skuadrës franceze nuk duket plotësisht i bindur nga projekti i këtij klubi dhe sipas “BBC Sport” ai po e shqyrton mundësinë e rikthimit të tij te Real Madridi.

Reprezentuesi nga Maroku së fundi ka luajtur për Interin ku shkëlqeu atje nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte dhe u shpall kampion i Serie-A.

Nga ana tjetër, Carcelo Ancelotti është një admirues i madh i Hakimit dhe ai mund të jete zgjidhja ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes në skuadrën e tij.

Exit mobile version