Hakerët rusë po kërkojnë të “prishin ose shkatërrojnë” infrastrukturën kritike të Britanisë, ka thënë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë ka lëshuar një njoftim zyrtar për kërcënimin ndaj operatorëve të energjisë elektrike, ujit dhe sistemeve të tjera kritike në vend, duke u thënë atyre të forcojnë mbrojtjen e tyre.
“Unë nuk mendoj se ne po bëjmë ende mjaftueshëm për të mbrojtur infrastrukturën tonë nga kërcënimet kibernetike që dalin nga grupet e Rusisë”, tha shefja e qendrës Linda Cameron.
Ministri i kabinetit Oliver Dowden tha se kërcënimi vjen nga hakerë dashamirës ndaj Rusisë, por jo domosdoshmërisht të drejtuar nga shteti rus.
Ai tha se ndërkohë që hakerëve të supozuar aktualisht u mungon kapaciteti për të bërë dëme të përhapura në sistemet e Mbretërisë së Bashkuar, kërcënimi po rritet./UBTNews/