Hajduku i Splitit, ku aktivizohet mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, është renditur në pozitën e shtatë mes 32 skuadrave evropiane në një statistikë të veçantë mbrojtëse, duke lënë pas edhe gjigantët spanjollë, Real Madridin dhe Barcelonën.
Sipas të dhënave të Observatorit të Futbollit CIES, Hajduku është ndër skuadrat që u lejon më së paku mundësi kundërshtarëve për të rrezikuar portën.
Skuadra kroate lejon mesatarisht vetëm 6.5 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa vetëm Bayern Munichu dhe pesë klube të tjera kanë regjistruar statistika më të mira.
Mbrojtësi kosovar, Ron Raçi, ka zhvilluar 10 paraqitje këtë edicion me Hajdukun, duke realizuar edhe një gol. Ndërkohë, me Përfaqësuesen e Kosovës numëron pesë paraqitje.
Pjesë e Hajdukut janë edhe dy futbollistët e tjerë kosovarë, Etnik Brruti dhe Adrion Pajaziti.
D.L
