UBT News

Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë, ku në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.

“Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët”, tha Hajdari.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi./S.K/FFK/

Exit mobile version