UBT News

Hailey dhe Bella, pëlqejnë kopertinën e re të Selena Gomez!

Hailey Baldwin, tani e martuar me këngëtarin Justin Bieber, ka shfaqur një “sinjal të ëmbël mbështetjeje” duke pëlqyer kopertinën e re Selena Gomez, që ishte e dashura e Justin Bieber për tetë vite, transmeton UBT News.

Selena Gomez, e cila është në kopertinën Elle këtë muaj, mori vëmendje me paraqitjen e saj. Madje, kopertina u pëlqye edhe nga bashkëshortja e ish të dashurit të saj Justin, Hailey Baldwin.

Hailey nuk është hera e parë që ka bërë një gjest të tillë. Ajo shpesh herë ka pëlqyer fotografitë e Selena Gomez, kështu duke marrë një mori kritikash nga fansat e këngëtares, pasiqë sipas tyre, këto veprime Bladwin i bënte për të marrë vëmendje.

Në llogarinë e Elle në Instagram, që nxirrnin në pah kopertinën e Gomez, ishin citimet e Gomez në lidhje me ‘trenin’ emocional me të cilin ka qenë gjatë viteve të fundit. “Lupusi, transplanti i veshkës, kimioterapia, të kesh një sëmundje mendore, të kalosh zemërime shumë publike – këto ishin të gjitha gjërat që sinqerisht do duhet të më kishin shkatërruar” tha ajo. Baldwin e pëlqeu këtë postim.

Edhe Bella Hadid e cila ishte në lidhje me The Weeknd i cili u nda nga ajo për t’u bërë bashkë me Selena Gomez, e pëlqeu fotografinë, përcjell UBT News.

Ajo pëlqeu një fotografi që postoi grimieri i Gomez për xhirimet, Hung Vanngo.

Kur Gomez dhe Bieber ishin në një periudhë “off”, ajo filloi të takohet me The Weeknd në janar të vitit 2017.

Gomez dhe ish e dashura e The Weeknd, Bella Hadid, më pas u gjendën në mes të një drame në mediat sociale kur Hadid nuk e ndoqi më Gomez në Instagram, pasi doli lajmi për lidhjen e tyre.

(Hadid dhe The Weeknd ishin ndarë në më pak se një muaj më parë, në nëntor 2016)

Tani, megjithatë, duket se Gomez, Bieber dhe Hadid e kanë lënë të kaluarën në të kaluarën, aty ku i përket./UBTNews

Exit mobile version