Hailey Bieber ka adresuar thashethemet e fundit se ajo është në pritje të një fëmije.
Në një intervistë të re për GQ, modelja 26-vjeçare sqaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, nuk janë në pritje të një fëmije pasi thashethemet për shtatzëninë qarkulluan në internet javët e fundit.
“Kohët e fundit, të gjithë thanë: “ajo është shtatzënë”, dhe kjo më ka ndodhur disa herë më parë”, tha Hailey. “Ka diçka që është dëshpëruese në lidhje me faktin se… a nuk mund të fryhem një herë dhe të mos jem shtatzënë?”, shtoi ajo.
Themeluesja e Rhode më pas theksoi se ajo kishte thënë më parë se donte të krijonte një familje, megjithatë, ajo nuk e dinte se me kë do të martohej në atë kohë.
Megjithëse të bëhet nënë “është diçka që (ajo e pret) me padurim”, vuri në dukje Hailey, “është gjithashtu një gjë kaq private, intime. Është diçka që do të vijë kur të vijë”.
Hailey dhe Justin u martuan në shtator të vitit 2018./UBTNews/