UBT News

Hadërgjonaj mahnit Turqinë, sezoni më i mirë në karrierë me Alanyasporin

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, po vazhdon të marrë vlerësime të mëdha në mediat turke pas një sezoni të shkëlqyer me Alanyaspor.

Mediumi turk “SonDakika” ka shkruar të hënën se 31-vjeçari zhvilloi një nga edicionet më të mira të karrierës së tij gjatë sezonit 2025/26, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Përveç sigurisë në repartin defensiv, Hadërgjonaj impresionoi edhe në fazën sulmuese. Ai e mbylli sezonin me statistika mbresëlënëse, duke realizuar nëntë gola dhe duke kontribuar me 11 asistime në të gjitha garat.

Sipas “SonDakika”, reprezentuesi kosovar ishte një nga lojtarët kyç në pikët e grumbulluara nga Alanyaspori këtë sezon dhe hyri në histori si një nga mbrojtësit më produktivë jo vetëm të klubit, por edhe të Superligës turke.

Hadërgjonaj është pjesë e Alanyasporit që nga vera e vitit 2023, ndërsa kontrata e tij me klubin turk skadon në vitin 2027.

Te skuadra turke aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër kosovar, Fidan Aliti.

Exit mobile version