Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin 2-0 në stadiumin “Etihad”. Pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë, heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.
Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër.
Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.
Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.
Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.
Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat./S.K/KP/