UBT News

Haaland futet në histori të Premier Ligës

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka thyer rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon në Premier Ligë.

Norvegjezi shënoi golin e tij të 35-të në kampionat kundër West Hamit për të kaluar para Alan Shearer dhe Andreë Cole që kishin shënuar nga 34 brenda një sezoni.

Haaland kishte vendosur tashmë një rekord për një sezon me 38 ndeshje, duke kaluar 32 golat e Mohamed Salah për Liverpoolin në sezonin 2017-18.

“Është një natë e veçantë dhe një moment i veçantë. Jam shumë i lumtur dhe krenar”, tha Haaland për “Sky Sports”.

22-vjeçari ka edhe pesë ndeshje të tjera për të shtuar numrin e tij të golave.

“Ndjenjë e mahnitshme dhe jam vërtet i lumtur dhe jam gjithashtu i lumtur për tre pikët”, tha ai për BBC. “Në fund kjo është ajo që ka rëndësi dhe jam i lumtur”.

“Po shkon mirë dhe tani është koha për t’u fokusuar në ndeshjen tjetër. Unë e kam thënë këtë për një kohë të gjatë dhe kjo është ajo që skuadra po bën. Ekipi është shumë i mirë dhe unë jam i lumtur”, shtoi më tutje Haaland.

Goli i 35-të i sezonit të Haaland-it erdhi përmes një aksioni të shkathët në pjesën e dytë të një fitoreje 3-0 kundër “Hammers” që e ktheu Cityn në krye të tabelës.

Atij iu krijuar një koridor nderi nga shokët e tij të skuadrës, trajneri Pep Guardiola dhe stafi i klubit pas përfundimit të ndeshjes.

Exit mobile version