UBT News

Haaland do t’i mungojë Dortmundit gjithë sezonin

Borussia Dortmund ka humbur lojtarin e tyre më të mirë, Erling Haaland, te i cili nuk do të mund të llogarisë deri në fund të këtij viti.

Norvegjezi ka qenë i ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lazios, por, pak minuta para takimit, u bë i ditur se ai nuk do të paraqitet shkaku i lëndimit.

Sipas informacioneve të para nga Gjermania, Haaland nuk do të paraqitet deri në fund të këtij viti.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për ‘milionerët’, sepse 20 vjeçari Haaland ka shënuar 17 gola në 14 ndeshje./UBTNews

Exit mobile version