UBT News

Haadinaj: Paqja rajonale lidhet drejtpërdrejt me drejtësinë për viktimat nga regjimi serb

Daut Haradinaj, Kandidat i AAK-së për Kryetar të Prishtinës thotë se paqja rajonale lidhet drejtpërdrejt me drejtësinë për viktimat nga regjimi serb.

“Në kohën kur në tavolina shpiken harta dhe pozicione politike (non-paper me zajdenica), ne përkujtojmë me krenari sakrificën e popullit tonë, të heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve, si plagë e hapur e shoqërisë”.

“Dëshmorët dhe martirët e Mejës, dhe 1638 të zhdukurit janë themeli i Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008. Çdo cenim i kësaj republike lëkund eshtrat e të vdekurve për këtë vend dhe zemrat e vuajtura të qytetarëve tanë”.

“Ata që mendojnë se të kaluarën tonë do ta mbulojë pluhuri i harresës e kanë gabim”./Ubtnews

Exit mobile version