Artistja, e cila nuk asnjë lidhje etnike me Japoninë, po përballet me kritika për komentet që bëri në një revistë ku tha se si ishte ndikuar nga puna e babait të saj — i cili punonte për një firmë japoneze — dhe këmbënguli se “duhet të jetë në rregull të frymëzohesh nga kulturave të tjera”.
Gwen Stefani po përballet me një reagim të ashpër pasi mbrojti këtë periudhë të karrierës dhe për deklarimin se si vizita e saj e parë në Tokio e bëri atë të besonte se “ishte një japoneze, por nuk e dinte”.
Këngëtarja është përballur edhe më parë me kritika për përdorimin e kulturës japoneze për të promovuar muzikën dhe mallrat e saj, përcjell UBT News.
53-vjeçarja italo-amerikane foli edhe për gamën e saj të parfumeve Harajuku Lovers, e cila është përballur me një reagim në rritje që kur u lansua për herë të parë në vitin 2008 mes akuzave se ajo ka përvetësuar kulturën japoneze gjatë fazave të ndryshme të karrierës së saj.
Në një intervistë me Allure, këngëtarja u pyet për linjën e parfumeve përpara se t’i referohej punës së babait të saj me Yamaha, e cila e pa atë të bënte vizita të rregullta në Japoni, ku firma ka selinë e saj.
“Ky ishte ndikimi im japonez dhe kjo ishte një kulturë që ishte kaq e pasur me traditë, por kaq futuriste, (me) aq shumë vëmendje ndaj artit, detajeve dhe disiplinës dhe ishte magjepsëse për mua”, tha Stefani.
Më vonë ajo do të vizitonte distriktin Harajuku të Tokios, duke i thënë revistës, “unë thashë, ‘Zoti im, unë jam japoneze dhe nuk e dija’. Unë jam, e dini”.
Stefani shtoi se ajo ishte një “super fanse” e kulturës japoneze, duke shtuar se “Duhet të jetë në rregull të frymëzohesh nga kulturat e tjera, sepse nëse nuk na lejohet, atëherë kjo është duke i ndarë njerëzit, apo jo?”
Përdoruesit e mediave sociale e kanë kritikuar Stefanin, duke thënë se ajo është “fiksuar me këto marrëzi për një kohë të gjatë” dhe se sa ishte “zhgënjyese” që ajo kishte zgjedhur të “dyfishonte” qëndrimin e saj.
Por të tjerët e mbështetën këngëtaren, duke pretenduar se kritikat “do t’i ndalojnë muzikantët të eksplorojnë frymëzime të ndryshme nga kulturat e tjera”./UBTNews/