Ekspozita “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”, e organizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Tiranë, shënoi një moment të rëndësishëm në festimet e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Pjesë e thelbit të kësaj ekspozite ishin veprimet bashkëpunuese të IKTK-së me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit Shtetëror. Ky partneritet siguroi mbledhjen dhe prezantimin e një sasi të çmuar të materialeve arkivore, të cilat tashmë janë burim i rëndësishëm për studiuesit dhe historianët që merren me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.
Gjatë ekspozitës, ekspertë të fushës ndanë me publikun përvojën e tyre të vyer dhe njohuritë disa vjeçare mbi historinë e monumenteve të kulturës në vendin tonë. Pjesëmarrësit u njohën me detaje të ndryshme të projekteve të IKTK-së në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, duke vlerësuar përpjekjet për hulumtim, restaurim, promovim dhe publikim të kësaj trashëgimie të rëndësishme kombëtare.
Ekspozita jo vetëm që sjell në pah vlerën historike të monumenteve të dëmtuara, por gjithashtu thekson rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si një pjesë e pandarë e identitetit kombëtar. Përmes një vëzhgimi të kujdesshëm dhe me një qasje kreative, IKTK dhe partnerët e saj arritën të ofronin një pamje të pasur dhe të ndjeshme për historinë e dhimbshme të këtyre monumenteve, duke i bërë ato të jetëshme edhe në kujtesën e brezave të ardhshëm./UBTNews/