Gurë të çmuar dhe bizhuteri me vlerë deri në 100 milionë dollarë (84 milion £) janë vjedhur në një grabitje në një furgon të blinduar në Kaliforni. Automjeti po transportonte ngarkesën e çmuar te ekspozitat e bizhuterive kur u grabit, thonë autoritetet.
Brandy Swanson, drejtor i kompanisë së sigurisë Brink’s, e cila zotëron furgonin, tha se u morën diku rreth 25-30 çanta, që përmbanin një numër të panjohur të pjesëve individuale.
Zëdhënësja e FBI-së, Laura Eimiller, tha se grabitja ishte në qytetin e Lancaster në veri të Los Angelesit. Ajo shtoi se agjencia e byrosë po punon me autoritetet lokale, por nuk dha më tepër informacione./UBTNews/