UBT News

Guns N’ Roses ua lënë fajin BBC-së për cilësinë e zërit

Agjencia përfaqësuese e bandit Guns N’ Roses ia ka lënë fajin BBC-së për cilësinë e zërit në setin e bandit në festivalin Glastonbury.

Ikonat e rokut amerikan ishin ndër performuesit kryesorë të shtunën e kaluar dhe i performuan 24 këngë, përfshirë edhe “Welcome To The Jungle” dhe “Sweet Child O’ Mine”.

Mirëpo, shumë nga ata që e kishin përcjellur koncertin nga shtëpia ishin ankuar për problemet teknike, sidomos ato në lidhe me zërin e Axl Roset.

“Axl-i ishte në top formë mbrëmë. Ne kemi hulumtuar më thellë mbi këtë çështje, dhe duket që transmetuesi kishte problem gjatë transmetimit në televizione të caktuara si UDH-të” ka thënë njëri prej zëdhënësve të bandit.

“Ky ishte një problem fatkeq ku miksimi në këto TV kishte tingëlluar kaq i keq; sidoqoftë, nuk ishte faji i bendit por i BBC-së”.

Exit mobile version