Ikai Gundogan do të rikthehet në Premier Ligë pasi tashmë ka arritur marrëveshje me ish-klubin e tij, Manchester Cityn.
Marrëveshja u përfundua pasi trajneri Pep Guardiola i tha po kthimit të Gündogan dhe Barcelona donte që ai të largohej.
Kampioni i Anglisë nuk do të paguajë asnjë cent për kartonin e lojtarit, derisa Gündogan ka pranuar propozimin e Man City për marrëveshje deri në qershor 2025.
Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një opsion të zgjatjes edhe për një sezon tjetër.