Ilkay Gundogan pohon se mund ta përfundojë karrierën te Manchester City, nëse diçka të tillë ia mundëson klubi.
Mesfushori me origjinë turke që e përfaqëson Gjermaninë, ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolas këtë sezon.
30-vjeçari, i cili kaloi në Ligën Premier në vitin 2016 nga Borussia Dortmund, ka shënuar 13 gola në 25 paraqitje në sezonin 2020/2021 duke i ndihmuar ekipit të kryesojë në Ligën Premier.
“E them sinqerisht se e paramendoj duke ndodhur”, ka thënë Gundogan për Sky Sport Germany kur është pyetur lidhur me pensionimin te City.
“Mënyra si punojnë këtu, e them jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në të gjitha fushat tjera, është diçka që nuk e kam parë kurrë në karrierën time”, ka thënë turku me pasaportë gjermane.
“Mendoj se klubi është më shumë se thjesht futbolli dhe është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e kësaj familjeje”, ka shtuar mesfushori.