UBT News

Gundogan duke e pritur interesimin nga Barcelona

Mesfushori do të pezullojë bisedimet për një kontratë të re te Manchester City.

Ilkay Gundogan do të pres që Barcelona të tregojë interesim serioz në të, para se të marrë ndonjë vendim mbi të ardhmen e tij te Manchester City, raporton “Sun”.

Gundogan ka edhe dy vite të tjera të mbetura në kontratën e tij aktuale dhe City dëshiron që t’ia vazhdojë qëndrimin në klub duke i ofruar një kontratë të re, përcjell KosovaPress.

Nëse mesfushori gjerman refuzon që të fillojë bisedimet, atëherë kampioni i Premier Ligës angleze pritet ta shes atë këtë verë, ku edhe mund të përfitojnë një shumë të mirë për shërbimet e tij, për të krijuar fonde për transferimin e Kane dhe Grealish.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit është i lumtur në stadiumin “Etihad”, por dëshiron që të transferohet te “Blaugranët”, dhe është i gatshëm që të pres para se të merr vendimin për të nënshkruar kontratën e re me Cityn.

Sezonin 2020/21, Gundogan ishte ndër lojtarët kyç për skuadrën e Pep Guardiolas në rrugëtimin drejt titullit të Premier Ligës angleze, ku ka bërë 28 paraqitje duke regjistruar 13 gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version