UBT News

Guardiolas i imponohen lojtarët e akademisë për ndeshjen ndaj Wycombe

Lojtarët e akademisë së Manchester Cityt do të kenë mundësinë sot që të tregojnë veten në ndeshjen e sotme si vendas kundër skuadrës së Wycombe në kuadër të Carabao Cup.

City rikthehet në këtë ndeshje nga barazimi pa gola me Southamptonin dhe Guardiola në një konferencë për media ka treguar që në ndeshjen e sotme ndaj Wycombes do të ketë disa ndryshime në formacion.

Guardiola ka treguar që nuk do të ketë në dispozicion lojtarët si Aymeric Laport, John Stones, Rodri dhe Zinchenko, e po ashtu mesfushori Ilkay Gundogan nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme.

“Nuk kam zgjidhje tjetër, do të na duhet që të luajmë me disa lojtarë të rinj. Kemi Stones, Laporte, Zinchenkon, Rodrin dhe Gundogan që janë të lënduar. Është një mundësi e mirë për akademinë, për atë gjë janë këtu”, tha Guardiola.

Po ashtu, Guardiola tregoi që do t’i duhet të mos i përdorë disa nga lojtarët, pasi që dëshiron që t’i pushojë ata para ndeshjes me Chelsean këtë vikend.

“Disa nga lojtarët duhet të pushojnë për shkak të ndeshjeve që na presin. Dias dhe Cancelo kanë luajtur në të gjitha ndeshjet, kështu që nuk mendoj se do të paraqiten sot”, tha Guardiola.

Ndeshja e sotme mes Manchester Cityt dhe Wycombes do të jetë e para mes këtyre dy ekipeve që nga prilli i vitit 1999, ku në atë ndeshje kishte fituar Wycombe me rezultat 2:1.

Exit mobile version