UBT News

Guardiola zbulon një sekret për Agueron

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte shumë i emocionuar në ndeshjen e fundit të Premierligës, ku edhe njoftoi për largimin e sulmuesit Sergio Aguero.

Përveç se deklaroi i përlotur se Aguero do të jetë i pazëvendësueshëm në skuadrën e tij, Pep zbuloi edhe skuadrën në të cilën ai do ta vazhdojë karrierën. Ai zbuloi se Aguero po shkon te Barcelona, klub të cilin e ka quajtur “të zemrës sime”.

“Do të zbulojë një sekret. Agüero është afër arritjes së një marrëveshje me klubin e zemrës sime, Barcelonën. Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë në botë, Leo Messin. Jam i sigurt se ai do ta shijojë atë dhe do ta bëjë Barçën time më të fortë”, deklaroi Guardiola.

Exit mobile version