UBT News

Guardiola refuzon Italinë, federata kërkon alternativa për përzgjedhësin e ri

Pep Guardiola ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë, ka raportuar të premten Sky Italia.

Sipas mediumit italian, trajneri spanjoll i ka kthyer përgjigje negative Federatës Italiane të Futbollit pas kontaktit të bërë të enjten mbrëma. Vendimi i Guardiolas lidhet me arsye personale që shkojnë përtej aspektit sportiv.

Drejtuesit e federatës italiane ishin takuar me trajnerin spanjoll dhe kishin tentuar ta bindnin që të merrte drejtimin e “Azzurrëve”. Madje, sipas raportimeve, ishin të gatshëm të bënin përjashtime për të përballuar kërkesat financiare të Guardiolas.

Pas refuzimit të tij, kandidatët kryesorë për postin e përzgjedhësit të Italisë janë bërë Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo. Federata kishte kontaktuar edhe Carlo Ancelottin, por ai ka vendosur të vazhdojë punën si trajner i Brazilit.

Guardiola aktualisht është pa angazhim pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar. Me klubin anglez, trajneri spanjoll arriti suksese të mëdha dhe hyri në historinë e futbollit evropian.

D.L

Exit mobile version