Blerja më e re e Manchester Cityt është Ruben Dias, që vjen nga klubi portugez Benfica. Skuadra nga Anglia ka paguar plot 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësit, ku në këtë marëveshje është llogaritur edhe kalimi i Nicolas Otamendit në Benfica.
Lojtari është shprehur i lumtur me kalimin e tij tek gjiganti anglez, duke shprehur njëkohësisht edhe ambiciet e tij për të fituar tituj me klubin nga Manchesteri i Anglisë.
“Unë besoj që do të përmirësohem këtu, tek një klub që ambiciet përshtaten me ato të miat dhe unë do të jap gjithçka nga vetja për të qenë i suksesshëm dhe për të fituar tituj.”, ka thënë Ruben Dias, në fjalën e parë si lojtar i Manchester Cityt.
Pep Guardiola, në 4 vite si trajner i Manchester Cityt, ka shpenzuar mbi 400 milionë euro, vetëm në repartin e mbrojtjes, duke blerë emra si: Laporte, Mendy, Walker, e Cancelo./UBTNews