Në një konferencë për media trajneri Pep Guardiola ka folur sot mbi të ardhmen e tij te kampioni anglez, duke treguar që nuk do të kalojë shumë kohë derisa ai të ndërrojë ambient.
Guardiola erdhi në krye të Manchester Cityt në qershor të vitit 2016, ku që nga ajo kohë ka regjistruar 309 ndeshje në krye të skuadrës angleze, duke fituar 229 prej tyre.
Gjatë konferencës për media, trajneri spanjoll u pyet nëse do të qëndronte edhe më shumë se 200 ndeshje të tjera me Cityn, ku përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe jo e mirë për tifozët e “Qytetarëve”.
“Jo, unë nuk e besoj se do të arrijë atë numër”, tha Guradiola.
Pep Guardiola ka kontratë momentale me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2023, dhe ende nuk dihet nëse spanjolli do të vazhdojë edhe pas atij viti të jetë në krye të kampionit anglez.