UBT News

Guardiola: Jemi duke vuajtur, është përgjegjësi e imja

Pep Guardiola ka pranuar se skuadra e tij në Manchester City është duke “vuajtur” për momentin dhe pretendoi se është përgjegjësia e tij të kthejë gjërat në rrugën e duhur.

Kampionët humbën 1-0 kundër Aston Villës të mërkurën mbrëma, e cila e zgjati ecurinë e tyre pa fitore në ligë në katër ndeshje, dhe kjo bëri që City të zbriste në vendin e katërt në tabelë. Goli i Leon Bailly në pjesën e dytë siguroi të tre pikët për skuadrën e Unai Emery në një ndeshje që Villa e dominoi, ndërsa tre pikët do të thotë se ata kalojnë Cityn në tabelë.

Përpara ndeshjeve kundër Luton Town dhe Crystal Palace, Guardiola tha se skuadra duhet të përmirësohet.

“Është detyra ime, puna ime të gjej një mënyrë për t’u rikthyer sepse për shumë vite së bashku ne mundëm të gjenim një mënyrë për të luajtur lojëra të mira – ndonjëherë duke luajtur mirë, ndonjëherë jo por gjithmonë kemi gjetur një mënyrë për ta bërë atë dhe tani jemi duke vuajtur”, shpjegoi Guardiola.

“Duhet të ndryshojmë dinamikën, duke fituar menjëherë kundër Lutonit dhe Crystal Palace për të vazhduar të jemi aty. Më duhet të mendoj për të. Më duhet të fle, të shoh lojërat, të reflektoj dhe të përpiqem ta bëj”, shtoi spanjolli.

“Ekipi më i mirë fitoi”, pranoi trajneri i Cityt. “Aston Villa ishte më e mirë se ne. Ishte vërtet e vështirë sepse ata janë vërtet fizikë dhe në gjendje të kontrollojnë shumë aspekte. Kjo është arsyeja pse ata janë atje lart, duke luajtur futboll të mirë dhe ne nuk mund ta bënim atë”, u shpreh në fund Guardiola.

Exit mobile version