Sigurisht, saga më interesante e merkatos verore do të jetë ajo e Jude Bellingham.
Bellingham pritet të largohet nga Borussia Dortmundi, dhe interesim konkret në yllin anglez kanë shprehur Liverpooli, Real Madridi dhe Manchester City.
Por, së fundmi u bë e ditur se Liverpooli është larguar nga gara për Bellingham, kështu duke e alarmuar Cityn, që do të tentojë ta bind yllin e Dortmundit të kalojë në “Etihad”.
Në konferencën e sotme për mediat, Guardiola u pyet për çështjen e Bellingham, por përgjigja e teknikut spanjoll e vuri në siklet gazetari.
“Nuk ka koment. Në sa konferenca për media ke qenë këtu? Duhesh që të përgatitesh më shumë. Pyetja e radhës…”, tha Guardiola.