UBT News

Guardiola e kërkon më çdo kusht yllin e Bayernit

Pep Guardiola dëshiron që Jamal Musiala i Bayern Munichut t’i bashkohet Manchester Cityt.

Kampionët aktualë të Premierligës janë skuadra e fundit që i është bashkuar garës me Liverpoolin që po përpiqet të rrëmbejë gjermanin nga Bayerni. “Bavarezët” janë të etur që mesfushori sulmues të nënshkruajë një zgjatje të kontratës, megjithatë, ende nuk ka bisedime konkrete.

Musiala aktualisht nuk po mendon për një zgjatje të kontratës dhe është i gatshëm të presë për momentin e duhur.

Siç është raportuar nga “GGFN” në fillim të kësaj jave, Musiala ka disa objektiva që ai është i vendosur t’i arrijë gjatë gjithë karrierës së tij. Këto përfshijnë fitimin e Ligës së Kampionëve dhe Topin e Artë. Ndërsa këto do të ishin të mundshme në Bayern, gjë që Musiala do të donte ta bënte, shanset për ta arritur këtë në Manchester City ose Liverpool janë po aq të larta.

20-vjeçari aktualisht fiton 8 milionë euro në vit në Bayern, duke e bërë atë një nga përfituesit më të mëdhenj të klubit. Megjithatë, nëse ai do të largohej për në Premier Ligë ose në një nga klubet më të mira në Spanjë, ai do të kishte rritje të konsiderueshme të pagës.

Exit mobile version