Kevin De Bruyne, futbollisti i shquar i Manchester Cityt, ka shkaktuar një valë të re spekulimesh rreth të ardhmes së tij, me lajme të forta se ai mund të kalonte në futbollin arab. Sipas raporteve të fundit, De Bruyne është përfshirë në një ofertë të majme nga një klub arab dhe ka pranuar të marrë parasysh mundësinë e një kalimi.
Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë këto spekulime. Në një deklaratë për media, Guardiola ka siguruar se De Bruyne do të mbetet pjesë e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. “Nëse dikush dëshiron të largohet këtë verë, ne do të flasim për këtë dhe, sigurisht, deri në ditën e fundit të afatit kalimtar kemi mundësinë që lojtarët të vijnë dhe të shkojnë. Por De Bruyne nuk është një nga ata që do të ikë. Mendoj se ka 85, 90, 95% mundësi që të kemi të njëjtën skuadër,” tha Guardiola.
Manchester City do të nisë sezonin e ri në javën e dytë të gushtit, duke u përballur me Manchester United në FA Community Shield, një përballje e rëndësishme për të filluar kampionatin e ri./UBTNews/