Grupi mercenar Wagner po punon në një linjë të fortifikuar mbrojtjeje në rajonin lindor të Luhanskut të Ukrainës, tha themeluesi i grupit Yevgeny Prigozhin.
“Një kompleks fortifikimesh po ndërtohet në linjën e kontaktit, i njohur zakonisht si ‘linja e Wagnerit’”, tha biznesmeni pro Kremlinit në mediat sociale të kompanisë së tij Concord.
“Është një mbrojtje me shumë nivele dhe shtresa”, tha ai, pa dhënë detaje.
Ai mburrej se linja nuk ishte as “e nevojshme” për grupin, sepse “prania e një njësie Wagner në vijën e parë është tashmë një mur i pathyeshëm” në vetvete./UBTNews/