Ky është momenti ku dy “banda rivale” majmunësh luftojnë me njëri-tjetrin në mes të një kryqëzimi në Tajlandë, duke lënë dhjetëra shoferëve në pritje për të vijuar rrugën.
Majmunët zakonisht ushqehen mirë nga vizitorët, por masat e fundit shtrënguese për shkak të valës së tretë nga Covid-19 kanë çuar në një mungesë të ushqimit për kafshët në Lopburi, një qytet në Tajlandën qendrore.
Përplasja përfundoi me largimin e një prej grupeve të majmunëve në një rrugë pranë.