UBT News

Grupe mafioze, në pranga ultrasit e Interit dhe Milanit

Agjentët e Shërbimit Qendror Operativ të Drejtorisë Qendrore Kundër Krimit në Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza e Milanos kanë kryer një operacion të gjerë, duke arrestuar 19 persona të dyshuar për lidhje me organizatat kriminale të lidhura me tifozët e Interit dhe Milanit. Ky aksion ka ardhur pas hetimeve të gjata që zbuluan infiltrimin mafioz brenda grupeve të tifozëve.

Operacioni filloi në orët e para të mëngjesit dhe përfshiu gjithashtu 50 kontrolle të individëve të ndryshëm. Të arrestuarit, mes të cilëve 15 janë dërguar në burg dhe 3 kanë marrë arrest shtëpie, përballen me akuza të rënda që përfshijnë zhvatje, plagosje dhe krime të tjera të rënda. Një emër i rëndësishëm në këtë listë është ai i Antonio Belokos, një ultras i Interit i cili u vra më 4 shtator. Vrasësi, Andrea Bereta, një tjetër tifoz, ndodhet gjithashtu në burg.

Hetimi u intensifikua pas vrasjes së Belokos, i cili kishte lidhje me grupe kriminale. Vrasja shkaktoi një shqetësim të madh dhe një hetim të thelluar mbi lidhjet e tifozëve të të dyja skuadrave me organizatat mafioze kalabreze. Disa nga akuzat përfshijnë zhvatjen e të ardhurave nga shitja e biletave, zhvatje për parkimin në zonën e stadiumit dhe marrëveshje për shitjen e pijeve në “San Siro”.

Mes të arrestuarve janë figura të njohura nga grupet e tifozëve. Marko Vederiko, anëtar i “Curva Nord”, është i lidhur ngushtë me Belokon, ndërsa Luka Luçin, lideri i ultrasve të Milanit, është i njohur për takimin e tij me zëvendëskryeministrin e atëhershëm, Matteo Salvini. Po ashtu, Kristian Rosielo, i njohur si truproja e këngëtarit Fedez, është gjithashtu i përfshirë.

Lista e të arrestuarve përfshin gjithashtu emra të tjerë të njohur në botën e tifozëve, si Rosario Kalabria, Antonio Trimboli, dhe Nino Ciçareli, një lider historik i tifozëve të Interit. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më shumë lidhje dhe aktivitete të paligjshme që kërcënojnë sigurinë në stadiume dhe jashtë tyre.

Ky operacion vjen në një kohë kur tensionet midis tifozëve po rriten dhe është një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar që po ndikojnë në kulturën e sportit në Itali./UBTNews/

 

Exit mobile version