UBT News

Gruaja që u gjet e lidhur me zingjirë në një kasolle në Kinë, viktimë e trafikimit

Autoritetet në qytetin kinez Xuzhou, thanë se një grua e sëmurë mendërisht, që u gjet me zingjir rreth qafës në një kasolle në fshat, është viktimë e trafikimit. Dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

Videoja e saj që u publikua në rrjete sociale para dy jave, shkaktoi shqetësim te përdoruesit.

Zyrtarët fillimisht hodhën poshtë pretendimet për trafikim, por përdoruesit e rrjeteve sociale të shqetësuar nga rasti bënë thirrje të nisin hetimet. Madje disa nga ta ngritën dyshime për rrëmbim dhe abuzim.

Xuzhou mother Video of chained woman in hut outrages China internet

Edhe zhurma rreth Lojërave Olimpike të Pekinit nuk ka arritur t’ua largojë vëmendjen njerëzve nga çështja – një temë e Weibo-s për gjendjen e vështirë të gruas ka marrë më shumë se 100 milionë shikime që kur lajmi u shfaq për herë të parë.

Gruaja ishte gjetur e mbyllur në një kasolle pa derë jashtë shtëpisë së saj, e veshur me rroba të holla, në temperatura të ftohta. Ajo u dërgua në spital pasi rasti u bë publik. Zyrtarët shëndetësorë thanë se ajo u diagnostikua me skizofreni dhe në raportin e fundit u tha se ka përmirësim.

Rasti i saj bëri bujë në Kinë qysh prej kur u shfaq në fund të muajit janar dhe ngriti vëmendjen te gratë në zonat rurale dhe trafikimi i tyre./UBTNews

Exit mobile version