Një grua nga Teksasi, e cila theu rekord për thonjtë më të gjatë në botë, përfundimisht i preu ata.
Ayanna Williams nga Houstoni theu rekordin e Guinness për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, të cilët atëkohë ishin 5.7 metra të gjatë.
Kurse në fundjavë kur i mati thonjtë për herë të fundit ishin shtatë metra.
“Me ose pa thonjtë e mi, ende jam mbretëreshë. Thonjtë nuk ndikojnë te unë, unë ndikoj te ta”, deklaroi ajo.
Deri më tani, Williams e kishte të pamundur të bënte disa aktivitete, sikurse larja e enëve apo vendosja e çarçafëve. Ajo tha se synimi i saj është t’i inkurajojë entuziastet tjera të thonjve të synojnë një rekord Guinness./UBTNews