Shpat Kasapi e zbuloi shtatzaninë e gruas së tij, me anë të një fotoje në Instagram. Ai teksa ka uruar Selvijen për ditëlindjen e saj, më në fund ka konfirmuar atë që përflitej e pritej prej kohës.
Këngëtari dhe bashkëshortja e tij po bëhen prindër për herë të parë.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur mes tjerash këngëtari në urimin e bërë.