UBT News

Gruaja e muzikantit të njohur e akuzon atë për tradhti: ‘8 vjet gënjeshtra dhe mashtrim’

Mandatory Credit: Photo by Richard Shotwell/Invision/AP/Shutterstock (9192234o) Ne-Yo, right, Crystal Renay, left, and Shaffer Chimere Smith Jr. arrive at the Teen Choice Awards at the Forum, in Inglewood, Calif 2016 Teen Choice Awards - Arrivals, Inglewood, USA - 31 Jul 2016

Crystal Renay ndau një deklaratë përmes Instagramit, në të cilën ajo akuzoi burrin e saj se e tradhtoi atë me “shumë” gra të tjera gjatë marrëdhënies së tyre gati dhjetëvjeçare.

“8 vite gënjeshtra dhe mashtrimi. Kam ndarë 8 vjet të jetës në mënyrë të pavetëdijshme me burrin tim dhe shumë gra që ia shesin trupin e tyre të pambrojtur… çdo e fundit prej tyre!” filloi deklarata e saj.

“Të thuash se jam zemërthyer dhe e neveritur është një nënvlerësim. Të më kërkosh të qëndroj dhe ta pranoj është absolutisht çmenduri. Mentaliteti i një narcisisti. Unë nuk do të gënjej më publikun apo pretendoj se kjo është diçka që nuk është”, vazhdoi ajo.

“Unë zgjedh vetën, unë zgjedh lumturinë, shëndetin dhe respektin tim”.

“Kam fituar 3 fëmijë të bukur nga kjo, por asgjë tjetër përveç viteve të humbura dhe dhimbje zemre”, shtoi modelja.

Një ditë më vonë, Ne-Yo iu përgjigj postimit të saj përmes Twitter.

“Për hir të fëmijëve tanë, familja ime dhe unë do të punojmë me sfidat tona pas dyerve të mbyllura” shpjegoi ai.

“Çështjet personale nuk janë të destinuara për t’u trajtuar dhe analizuar në forume publike. Unë thjesht kërkoj që ju të më respektoni mua dhe privatësinë e familjes sime në këtë moment”./UBTNews/

Exit mobile version