Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, ka nisur veprime ligjore mbi një teori konspirative që pretendon se ajo ka lindur mashkull.
Lajmi i rremë daton që nga marsi, por është përhapur në mediat sociale gjatë dy muajve të fundit. Lajmi pretendon se Brigitte Macron ka lindur Jean-Michel Trogneux.
Avokati i saj, Jean Ennochi, konfirmoi për AFP-në se “ajo ka vendosur të nisë procedurat”.
Lajmi i rremë duket se është publikuar dhe propaganduar fillimisht nga “Natasha Rey” në Facebook. Faqja ku ajo e quan veten “gazetare” është plot me teori konspirative dhe fjalime të ashpëra kundër “diktaturës shëndetësore”.
Ajo e mbështeti raportimin e saj në fotot e familjes dhe dokumentet e supozuara të gjendjes civile.
Teoria e konspiracionit fitoi vërtet popullaritet në mes të tetorit pas botimit të një artikulli mbi “misterin e supozuar të Brigitte Macron” në “Faits et documents”, një revistë e themeluar në vitin 1996 nga figura e ekstremit të djathtë, Emmanuel Ratier.
“Natasha Rey” është sërish pjesë e hetimit.
Për gati një muaj, hashtag-u #JeanMichelTrogneux mbeti kryesisht i panjohur përpara se të përjetonte një rritje spektakolare të popullaritetit nga fillimi i dhjetorit.
Sipas numërimit të fundit të InVid, hashtag-u deri më tani ka gjeneruar 68,300 retweets dhe mbi 174,000 pëlqime.
Promovuesit kryesorë të saj duket se burojnë nga një lëvizje shumë heterogjene që mbledh konspiracistët, skeptikët ndaj COVID-së ose ata që pretendojnë të jenë pjesë e rrymës “sovraniste franceze”.
Kjo nuk është hera e parë që çifti Macron vihet në shënjestër të thashethemeve. Gjatë fushatës presidenciale 2017, Emmanuel Macron duhej të mohonte akuzat se ai ishte homoseksual./UBTNews/