Në duelin e fundit ndërmjet Ballkanit dhe FC Suharekës u shfaq një fotografi e yllit të Ballkanit, Nazmi Gripshi me fanellën e Suharekës, duke ngjallur kështu spekulime se ai mund të bëjë një lëvizje tek rivali i Ballkanit.
Për këto pretendime ka folur edhe trajneri i FC Suharekës, Arsim Thaçi i cili ka mohuar që skuadra e tij të ketë nisur bisedimet për transferimin mesfushorit nga Shqipëria edhe pse nuk e ka fshehur dëshirën që ta kishte atë në skuadrën e tij.
“Unë dhe secili trajner do të kishim dëshirë ta kishim Gripshin në ekip sepse vërtetë ka treguar cilësi të jashtëzakonshme me Ballkanin, por nganjëherë gjërat varen edhe nga lojtarit dhe rrethanave të tjera, jo vetëm prej dëshirës së trajnerit apo klubit. Kështu që ajo që është e vërtetë duhet të deklarojë se nuk besoj asnjë prej klubit tonë, as për Gripshin, por Endrit Krasniqi që ka dalë se ka filluar negociata me Suharekën, nuk ka asnjë lojtar që filluar negociata me Suharekën dhe nuk besoj që do të fillojë pa përfunduar kampionati” – ka thënë Thaçi.
Përndryshe, FC Suhareka është liderë e grupit A të Ligës së Parë me 50 pikë dhe është shumë afër titullit kampion dhe inkuadrimit në Superligën e Kosovës.