(Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) po rrit përpjekjet e saj për të ndaluar përhapjen e gripit afrikan të derrave në Evropë duke zgjeruar fushatën e saj në nëntë shtete të tjera.
Verën e kaluar, EFSA nisi një fushatë të madhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes në Evropën Jug-Lindore. Fushata u krye në partneritet me autoritetet vendore në shtetet që përbëjnë “rajon shqetësimi” — Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi dhe Slloveni — për shkak të afërsisë së tyre me shtetet ku ASF është i pranishëm.
EFSA po e shtrin tashmë fushatën – synuar kryesisht për fermerët – në Bullgari, Republikën Çeke, Lituani, Letoni, Poloni, Sllovaki, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Nikolaus Kriz, kryetari i Njësisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve të EFSA-së, tha: “Si një organizatë shkencore, ne jemi duke punuar në mënyrë të palodhshme për të prodhuar vlerësime dhe për të bërë rekomandime që mund të ndihmojnë shtetet e kërcënuara nga gripi afrikan i derrave për të mbrojtur kafshët dhe ekonominë e tyre.
“Vitin e kaluar ne vendosëm të zbatonim shkencën tonë në terren dhe të tregonim se EFSA-ja është e përkushtuar për të ndihmuar fermerët dhe personat e tjerë që jetojnë në hijen e kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Fushata u prit mirë në valën e parë të shteteve dhe tani ne po shkojmë më tej me mesazhin tonë për të zbuluar, parandaluar dhe raportuar.”
Fushata plotëson përpjekjet e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që synojnë asgjësimin e sëmundjes në Evropë.