UBT News

Grimeri Arbër Bytyqi rrëfen se për çfarë paragjykohet më së shumti

Ai prej disa vitesh është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe jo më kot.

Bëhet fjalë për grimerin e njohur nga Prizreni, Arbër Bytyqi, i cili tashmë shquhet për transformimet e mahnitshme që bën.

I njëjti këtë herë ka qenë protagonist në rubrikën “50 pyetjet”, gjersa ka dhënë më shumë detaje rreth jetës e karrierës profesionale.

I pyetur se për çfarë paragjykohet më shumë, ai u përgjigj: “Për orientimin tim seksual”.

Bytyqi për një kohë jo edhe aq të gjatë ka arritur të rikthehet në një ndër grimerët e preferuar falë punës së jashtëzakonshme.

Ai tani përkujdeset për çdo artiste VIP, duke bërë të duken edhe më të veçanta në klipet e paraqitjet e tyre.

I njëjti mes tjerash komentohet tejet shumë edhe për pamjen e jashtme dhe për ndërhyrjet estetike që ka bërë në pamje.

Exit mobile version