Në kuadër të “Vihuela Guitar Festival”, kitaristi Grigor Ylli sollii në virtuozitetin e brezit të ri që po ngjitet me shpejtësi në skenat ndërkombëtare, duke dëshmuar se arti i interpretimit solistik vazhdon të rilindë përmes fytyrave të reja.
Ky festival, që nga themelimi i kushton një mbrëmje të veçantë talentëve të rinj, synon të nxjerrë në pah muzikantët që po formësojnë të ardhmen e kitarës klasike në rajon dhe në botë.
Grigor Ylli, është kitarist shqiptar i lindur më 2003 dhe aktualisht student në Conservatory of Music, Oberlin College (SHBA), nën udhëheqjen e prof. Stephen Aron. Ai është formuar në Shqipëri dhe Greqi me pedagogë të njohur si Viktor Cani, Admir Doçi, Stefanos Soulinakis dhe Fotis Koutsothodoros, dhe ka diplomuar në Synchrono Odeio në Selanik.
Grigor është fitues i çmimeve ndërkombëtare, duke përfshirë Grand Prix në Tirana International Guitar Competition (2016) dhe Çmimin e Veçantë për Talent të Jashtëzakonshëm në Forum Gitarre Wien (2017).
Në vitin 2021 mori Çmimin e Dytë në Konkursin Panhelenik të Muzikës “Tasos Pappas” dhe është finalist i vetëm në instrumentin e kitarës në përzgjedhjen për Eurovision Young Musicians për Shqipërinë.
Ai ka performuar si solist dhe me orkestër në Greqi, Itali, Austri, Shqipëri dhe Kosovë. /A.Z/UBT News/
