Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur, pas humbjes kundër Athletic Club në finale të Superkupës së Spanjës.
Athletic Bilbao e mposhti 3:2 Barçën në një ndeshje që shkoi në kohën shtesë, ku kapiteni i katalonasve Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq të dielën në Sevilla.
Në çastet e fundit të kohës shtesë, Messi e goditi me duar Asier Villalibre pas një pasimi dhe duke vrapuar përpara, duke e dëshmuar zemërimin që Barça e ndjente pasi e lëshoi dy herë nga dora epërsinë në kohën e rregullt.
Griezmann shënoi dy herë për epërsinë e Barcelonës, por skuadra baske u rikthye në të dy rastet për ta barazuar rezultatin për mes Oscar de Marcos dhe Villalibre.
Iniaki Williams e shënoi golin e trofeut të parë për Atheltic Club që prej vitit 2015.
“Si mendoni ju që jemi ne?” u përgjigj Griezmann kur u pyet se si u ndje Barça pas humbjes.
“Jemi të katandisur, të inatosur dhe të mllefosur. Kur e humb një finale, këto janë të gjitha ndjesitë e këqija që i ke”, shtoi ai.
“Ne nuk u mbrojtëm mirë, nuk komunikuam njëri me tjetrin. Dhanë gjithçka deri në minutën e fundit dhe pastaj ndodhi çfarë ndodhi. Ne bëmë gabime në strategjinë tonë dhe për këtë duhet të punojmë gjatë javës”, theksoi ai.