Jeremy Mathieu beson se Antoine Griezmann bëri gabim që e braktisi Atletico Madridin për t’iu bashkuar Barcelonës.
Griezmann iu bashkua Barçës në verën e vitit 2019, por ka hasur në vështirësi për ta treguar formën e mirë që e kishte në Atletico që prej atëherë.
Këtë sezon ai po bën mirë, por Barça si ekip po vuan dhe Mathieu beson se bashkatdhetari i vet gaboi që e ndërroi Wanda Metropolitanon për Camp Nou.
“Griezmann i Barçës nuk është në nivelin që ishte në Atletico. Sipas mendimit tim, ai bëri gabim që shkoi në Barcelonë”, tha Mathieu.
Mathieu, i cili i kaloi tri sezone në Barcelonë, shtoi: “Në Atletico, Griezmann ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk e di nëse e ka atë rëndësi edhe në Barcelonë”.