Dizajni dhe moda janë fushë e veçantë e viteve të fundit edhe shumë e kërkuar në Kosovë.
Gresa Boshtraj është ish-studente e drejtimit Dizajn i Integruar në UBT, e cila menjëherë pas përfundimit të studimeve, në moshën 21 vjeçare ka arritur që të fillojë brendin e saj me veshje mjaft të veçanta dhe të bukura.
Në emisionin “N’Stop” në Radio Campus, Boshtraj tregoi për publikun së këto kreacione kanë qenë krijim i periudhës së karantinës.
“Më thënë të drejtën, përgatitja e veshjeve të para ka qenë si diçka si kreacion. Në kohën e karantinës
kam thënë pse mos me i shfrytëzu këto kohë masi veç jam duke ndejtur edhe nuk jam duke bërë diçka, të bëj diçka kreative. Me ndihmën e prindërve që ma kanë blerë një pajisje edhe një makinë qepëse, kam filluar me i vendos disa gjëra në skica dhe kam dashur të përdorë kontraste, kam dashur me përdorë ngjyra dhe veç i kam bërë disa punime, pastaj i kam lansuar si në formë të koleksionit”, tregoi ajo.
Ajo çka është shumë e veçantë tek krijimet e GresaBosh apo ndryshe “GraceBosh” janë edhe ngjyrat të
cilat përdoren dhe mënyrat se si ajo i emërton ajo.
Sipas saj, ajo ka arsye të veçantë për emërtimin e këtyre veshjeve, e kjo sepse kur brendi i saj të marrë përmasa botërore, të përdoren fjalët shqipe.
“Përpos ngjyrës që përshembull një veshje që i ka nuancat e të kaltrës e kam quajtur “Qielli”, përpos asaj
kam vendosur qe edhe “GresaBosh” kur të bëhet dikur brend më botëror, këto ende të thirren në gjuhën
shqipe sepse mendoj se është gjuhë tepër e bukur, dhe pse jo me i titullua në gjuhën tonë”, shtoi ajo.
Boshtraj ka krijuar shumë veshje të ndryshme, mirëpo sipas saj, veshja me e pelqyer ka qenë një
kreacion i punuar me kompjuter dhe që paraqet një pamje të inspiruar nga koralet.
“Një fustan që është bërë me ilustrim me kompjuter edhe që i kemi paraqitur pastaj në tekstil. Eshtë njëra prej veshjeve që është pritur më së miri. Është një veshje me lloj enëve të gjakut, në njëfarë mënyre po është e inspiruar prej koraleve”, deklaroi ajo.
Fokusi i Greses mbetet përdorimi i teknikave dhe ngjyrave të veçanta dhe inspirimi kryesor i saj është
natyra dhe pafundësia e saj./UBTNews