Ministria e jashtme greke njoftoi të martën se ambasada e saj në Kiev do të rifillojë funksionimin.
Sipas deklaratës, nga tani, ambasada në Kiev do të punojë vetëm me personelin kryesor, ndërsa Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Odesa do të punojë si zakonisht për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme për qytetarët dhe emigrantët grekë në Ukrainë.
Manolis Androulakis, i cili ishte konsull i përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, është emëruar në krye të ambasadës në kryeqytetin ukrainas./UBTNews/