Greqia ka raportuar rastin e parë të lisë së majmunëve, tha Agjencia e Lajmeve e Athinës (ANA) të mërkurën vonë.
Pacienti mashkull, i cili mësohet se ka udhëtuar së fundmi në Portugali, po trajtohet në spitalin Andreas Syggros në kryeqytet, Athinë, dhe u raportua se ishte në gjendje të mirë.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një takim javor të mbajtur të mërkurën në selinë e organizatës në Gjenevë se më shumë se 1000 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 29 vende që nuk janë endemike të virusit.
Asnjë jetë nuk ka humbur deri më tani për shkak të virusit, shtoi ai.
Sipas OBSH-së, shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe Evropë, me raporte për një numër të vogël në Amerikën Qendrore dhe Jugore, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. /UBTNews/