Greqia u bashkua një morie vendesh që dënuan krimet e tmerrshme që ndodhën gjatë fundjavës pasi forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, Ukrainë.
Në një deklaratë të postuar në internet të dielën, Ministria e Punëve të Jashtme greke i përshkroi skenat e kufomave të civilëve të shtrirë nëpër rrugët e Bucha si “krime të tmerrshme të kryera gjatë tërheqjes së forcave pushtuese ruse kundër civilëve të paarmatosur ukrainas”.
Në deklaratë tutje thuhet: “Ata që janë përgjegjës për këto krime duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne bëjmë thirrje për hetimin e menjëhershëm të krimeve dhe dënimin e autorëve”.
Ndërkohë, grekët ukrainas do të evakuohen nga Ukraina nëpërmjet Odesës, ku konsullata greke ka rifilluar punën, njoftoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë vizitës së tij në qytetin port në jug të Ukrainës të dielën./UBTNews/