UBT News

Green Pass bëhet e detyrueshme në Francë

Pasaporta e vaksinës antiCovid-19, e quajtur ndryshe Green Pass hyri sot në fuqi në Francë, pasi u miratua nga Këshilli i Shtetit dhe pavarësisht rritjes së numrit të protestave.

E ashtuquajtura “Leje e kujdesit shëndetësor”, që vërteton imunizimin ose një test negativ brenda 72 orëve të mëparshme ose shërim nga Covid-19 brenda gjashtë muajve të mëparshëm, është e nevojshme duke filluar nga e hëna për të fituar qasjen në bare, restorante, kinema, spitale dhe transport me distanca të gjata.

“Objektivi i Green Pass është që të nxiteni të vaksinoheni dhe të ruani lirinë”, deklaroi sot ministri i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari, në radion ”France Inter”.

”Kontrollet e transportit do të jenë masive edhe pse ato nuk do të jenë sistematikë sepse 400 000 pasagjerë udhëtojnë me tren çdo ditë”, tha ai.

Exit mobile version