Thuhet se është e rëndësishme të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur, por për gratë që po shfaqim sot nuk vlejti kjo këshillë. Të gjitha këto gra, me pikëpamjet e tyre progresive, ishin shumë para kohës në të cilën lindën.
Agnodice
Në shekullin e IV (para erës sonë), në Greqi nuk kishte mjeke gra. Por çfarë iu desh asaj të ndryshonte për t’u bërë mjeke? Ajo kreu studimet në Egjipt. Dhe kur u kthye në Athinë, u bë mjeke, por duhej të maskohej si burrë. Kur njerëzit e kuptuan të vërtetën, Agnodice doli para gjyqit. Fatmirësisht, pacientët e saj e mbrojtën atë dhe të drejtat e grave të tjera greke për t’u bërë doktoresha.
Urraca e Leonit
Urraca njihej si Mbretëresha e guximshme dhe kishte arsye për këtë. Kur i vdiq bashkëshorti, vëllai dhe i ati, Urraca u martua sërish. Bashkëshorti i ardhshëm ishte kushëriri i saj Alfonso dhe martesa nuk iu shkoi mirë. Ajo përjetoi dhunë dhe u nda nga bashkëshorti i saj. Kështu, Alfonso u kthye në shtëpinë e tij në Aragon për të luftuar kundër bashkëshortes së tij.
Për fat të mirë, lidhja e tyre e gjakut i pengoi ata të shkatërronin jetën e njëri-tjetrit dhe e anuluan zyrtarisht martesën. Mbretëresha nuk u martua më dhe e drejtoi vendin e vetme deri në fund të jetës së saj.
Anne Boleyn
Anne Boleyn është e dyta dhe ndoshta më e famshmja nga gjashtë gratë e Henry VIII. Historia e saj, e thurur nga lojëra politike dhe tragjedi personale, tërhoqi vëmendjen e shumë brezave të kinematografëve.
Stërmbesa e një prodhuesi të kapelave nuk donte të bëhej e preferuar dhe ishte shumë e rezervuar kur mbreti i martuar tregoi interes për të. Ana e refuzoi mbretin dhe ai hoqi dorë nga të gjitha. Ose ndoshta u dashurua ose nuk ishte mësuar me refuzimin, ai bëri gjithçka që mundi për t’u divorcuar dhe për t’u martuar me Anne.
Ata u martuan, por martesa nuk iu zgjati shumë. Anne nuk lindi trashëgimtar, andaj ajo u akuzua për magji dhe tradhti. Ekzekutimi i saj ishte i vetmi dënim i mundshëm për këto gjëra në mesjetë.
Émilie du Châtelet
Duket se Émilie du Châtelet arriti të jetojë disa jetë. Asaj i pëlqente kërcimi, këndoi në një opera dhe aktroi në një teatër amator. Ajo përktheu veprat e Njutonit. Pra falë Émilie francezët mësuan për gravitetin.
Ajo e njihte mirë matematikën, fizikën dhe filozofinë. Përkundër faktit që ishte shumë e zënë, ajo s’kishte probleme me jetën personale. Émilie du Châtelet ishte me Volterin.
Katerina e Madhe
Rrëfimi i Katerinës së Madhe ka shumë këndvështrime ngaqë është e vështirë të përcaktohesh nga t’ia fillosh. Është plot romancë dhe rebelim. Është dramë historike rreth fillimit të feminizmit në Perandorinë Ruse.
Në vitin 1764, Katerina e Madhe themeloi Institutin Smolny për vajzat. Rreth 200 vajza të moshës 6 deri në 18 vjeç morën arsim gjithëpërfshirës në Institutin Smolny. Arsimi zgjati 12 vjet, dhe vajzat rrallë i shihnin prindërit e tyre. Pse? T’u japim vajzave një standard të ri kulturor të epokës dhe t’i përcjellim këto vlera te brezat e ardhshëm të grave.
Marie Antoinette
Marie Antoinette pati një jetë të shkurtër, por interesante. Bashkëkohësit e saj menduan se ajo ishte joserioze dhe me humor, por jo gjithçka është e vërtetë. Për shembull, fraza sipas së cilës ajo u bë shumë e famshme, “Nëse nuk kanë bukë, le të hanë tortë”, as që është thënë nga ajo! Kjo frazë është marrë nga “Rrëfimet”, e Jean-Jacques Rousseau që ai e shkroi në vitin 1769. Në atë kohë, Marie jetonte me prindërit e saj në Austri dhe as që mendonte të martohej me monarkun.
Sipas thashethemeve, Mozarti ia kërkoi dorën. Kur ai ishte vetëm 6-vjeçar, mbante koncerte në rezidencën verore të Habsburgëve. Aty u takuan. Ai rrëshqiti në dysheme dhe Marie i ndihmoi. Për shaka, Mozarti i propozoi, por mbretëresha e ardhshme e Francës e refuzoi.
Clémentine Delait
Klementine Delait iu deshën 36 vjet për ta kthyer “problemin” e saj në avantazh. Që nga fëmijëria e hershme, ajo fshehu me kujdes mjekrrën e saj. Një kliente në një pijetore në pronësi të familjes së Clémentine pa qime në fytyrën e saj dhe i ofroi një shpërblim nëse do ta rriste mjekrrën.
Marka e “gruas me mjekërr” u bë shpejt e njohur dhe fotot e Clémentine me fustane dhe kostume burrash u bënë tejet të famshme. Madame Delait kishte një jetë të jashtëzakonshme: ajo rrinte në një cirk me kafshë të egra, menaxhonte disa bare dhe madje zotëronte një dyqan të brendshmesh. Me kalimin e kohës, mjekrra e saj u bë e argjendtë, por ajo nuk e rruajti kurrë.
Annette Kellerman
Annette Kellermann u bë e famshme meqë njihet si “çliruese e trupave të grave”. Ajo shndërroi pantallonat e papërshtatshme për not në rroba banje, sepse kështu nuk i pengonin lëvizjet e notarëve profesionistë.
Ajo pati një karrierë të shkëlqyer si atlete dhe ishte gruaja e parë që notoi pjesërisht përgjatë kanalit anglez. Ajo gjithashtu u bë e suksesshme në Hollywood, lansoi një linjë rrobash për not dhe dha leksione për stilin e jetës së shëndetshme dhe vegjetarianizmin. Annette ishte një vajzë kokëfortë. Ajo i propozoi martesë burrit të saj të ardhshëm.
Delia Akeley
Jeta s’përfundon pas të 50-ave dhe Delia Akeley e dëshmon këtë. Kjo grua ishte shumë aktive. Shkoi rreth gjysmës së Afrikës, ia shpëtoi dy herë jetën bashkëshortit të saj, dhe më pas u divorcua nga ai.
Pas të 50-ave, Delia e gjeti veten sërish. Ajo shkoi vetëm në Afrikë, u bë gruaja e parë e bardhë që kaloi kontinentin, jetoi me pigme dhe publikoi disa libra për këtë përvojë të mahnitshme. Në mes të ekspeditave, ajo u martua përsëri dhe jetoi deri në moshën 100-vjeçare.
Junko Tabei
Junko Tabei filloi rrugëtimin e saj drejt maleve kur në Japoni gratë shiheshin vetëm si amvise. Madje, ajo tha se disa burra refuzuan të punonin me të. Por për të s’ishte problem. Në vitin 1969, ajo organizoi Klubin e Ngjitjes për Gra në Japoni.
Junko Tabei arriti majën e Everestit në vitin 1975. Para saj, vetëm burrat ishin ngjitur në mal. Por arritjet e saj nuk mbaruan me kaq. Junko ishte gruaja e parë që u ngjit në shtatë majat e famshme – majat më të larta në pesë kontinente. Ajo nuk u largua kurrë nga malet deri në ditët e fundit të jetës së saj./UBTNews